Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot eventin e përjavshëm me qytetarët që tregojnë eksperiencën e tyre rreth burokracive të gjetura në administratën shtetërore dhe gjetjen e zgjidhjes nëpërmjet platformës së “Bashkëqeverisjes”, të cilën Rama e ka cilësuar si një sukses të qeverisë.

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi edhe një herë punonjësit e administratës, që nuk iu përgjigjen shërbimeve të qytetarëve, do të mbajnë përgjegjësi. Sipas tij, zëri i qytetarit duhet të dëgjohet dhe problemet duhet të zgjidhen sipas të drejtës.

Janë mbi 600 individë, që nga nëpunës të nivelit të zyrave të kontakteve me qytetarët, deri tek drejtuesit që janë larguar pikërisht se nuk kanë qenë të denjë në shërbimin ndaj qytetarëve. Ka plot të tjerë, por nga konstatimet tona bazë, të rezultateve të matshme nga statistikat që na dalin, ka një përmirësim që ndjehet në shërbimet publike dhe kjo ndikohet jo vetëm nga reformat, por edhe nga platforma e ‘Bashkëqeverisjes’”, tha Rama.