Kryeministri Edi Rama ka treguar përmes një postimi në rrjete sociale se janë në proces gjyqësor 17 çështje me Fabrikën e Shpifjeve, ndlrsa për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës.

Rama shkruan se më në fund do dalin para gjykatës ata që kanë akuzuar dhe do shihet nëse do nxjerrin prova, apo do nxjerrin lekët e dëmshpërblimit të cilat do përdoren për të blerë libra shkolle për fëmijët. 

"17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve, janë tanimë në proces dhe për 10 prej tyre pritet vetëm data e seancës. Më në fund do fillojnë të dalin para gjykatës dhe të shohim, a do nxjerrin prova a do nxjerrin lekë për të blerë libra shkollat. 44 çështje të tjera janë rrugës.", shkruan Rama në Twitter.