Kryeministri Rama ka dhënë një lajm të mirë mbrëmjen e sotme. Përmes Facebook-ut, ai bën me dije se një çift i moshuar nga Korça janë shëruar nga Covid-91

“Lajm i mirë: nënë Sanija dhe gjysh Izedini, çifti i te moshuarve nga Korça, plot 78 dhe 79 vjeç, u shëruan”,- shkruan Rama.

Numri i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë është 277, i të shëruarve 76, ndërsa numri i të vdekurve nga ky virus është 16.