Në një dalje për mediat, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka kujtuar edhe një herë fotot nudo të kryeministrit Rama teksa shprehet për projektin e ri të Teatrit Kombëtar duke e cilësuar si një çështje shijesh.

Sa i përket mungesës së saj, Kryemadhi tha se kjo është një strategji që LSI po ndjek për t'i dhënë hapësirë të rinjve.

"Kjo është çështje shijesh. Kryeministrit i pëlqen të bëjë edhe plazh nudo përshembull. Unë s’kam parë ndonjë nga LSI të bëjë plazh lakuriq (Vasili e Gjosha qeshin, gazetarët ulin kokën). Më mirë një Teatër Kombëtar që pasyqrojnë brekët e Violeta Manushit se sa vizat e bardha të kokainës. Edhe mos u shqetësoni për mungesën time se kjo është një lloj stargjie që ka ndjekur LSI për ti dhënë hapësira të rinjve e figurave të tjera në parti."