Kryeministri Edi Rama ka dalë mbrëmjen e sotme në një deklaratë për mediat nga Kryeministria.

PJESE NGA FJALA E RAMES:

Synon përçarjen e zgjedhësve duke nxitur  urrejtje, dhunë rrëmujë. Duhet të shohim sa më qartë dhe të reflektojmë, duke nisur nga vetja, pastaj duke parë rreth e rrotull.

Opozita ka konsumuar një akt të panjohura, një akt i paparë dhe i padëgjuar, por jo krejt i pashpjegueshëm nga ne.

Jam zgjedhur kryeministër dy herë, herën e parë me një koalicion dhe herën e dytë me shumë absolute, nën një qeveri me opozitën, kujtoj se u dhamë të gjitha portofolat e mundshme.

Kishim një synim të vetëm, mos kontestim të rezultatit të zgjedhjeve dhe mos përbaltja e vendit në europë.

Akoma nuk kanë reflektuar herën e parë.

Në vjeshtë filloi avazi i vjetër i kontestimit të zgjedhjeve, avaz që sot arriti një kulm të ri. Sot vendi ka plot halle e probleme të tjera. Unë nuk jam as i rënë nga qielli dhe as i pagabueshëm, përkundrazi… kam bërë gabime por edhe jam tërhequr dhe kam thënë me fal. Më shumë se një herë, reagimet e atyre që më janë vlerësuar, nuk kanë qenë për tu mbajtur për krenari, por ama jam stërmunduar për t’i dëgjuar nga të gjithë…

Jam tërhequr dukë bërë hap pas më shumë se një herë kur kam kuptuar se ata që protestojnë apo ankohen kanë të drejtë. Kam bërë çmos tu gjendem atyre që më kontaktojnë.

Për mua nuk është qejf as nevojë për të shtyrë kohën rrjetet sociale, por është pjesë e detyrë, përpjekjes për të përfshirë njerëz të zakonshëm dhe për tu përfshirë edhe kur komentet e mia lexohen si arrogancë apo pakt. Nuk është as e para dhe as e dyta.

Kanë hyrë në një borxh të pashlyeshëm, tani më fëmijët, gruan, nënë…. por edhe më te afërm dhe miq që nuk mbahen mend se kur i kam takuar, e kam pranuar si haraçin e madh për privilegjin e pakrahasueshëm që shumica më ka zgjedhur, për të drejtuar këtë vend.

Unë nuk jam as i rënë nga qelli dhe as i pagabueshëm. Përkundrazi kam bërë gabim, edhe jam tërhequr edhe kam thënë më fal.

Shqipëria që unë dua dhe për të cilën kam besimin e kam bashke më PS mbështetjen e këtij populli nuk është kjo që kemi. Se po të ishte kjo unë nuk do të bëjë këtë detyrë. Kjo Shqipëri që kemi, jo nuk është ajo që kishim, por nuk krahasohet dot në asnjë zonë të territorit të Shqipërisë që kishim. Në kohën kur këta që sot kërkojnë kokën time ia futën këtij populli kokën në mes të këmbëve të keqqeverisjes së tyre.