Zbardhen detaje nga takimi i kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët e Partisë Socialiste. Mësohet se Rama u ka bërë me dije kryebashkiakëve se këtë verë nuk do të ketë pushime dhe se do të vazhdojnë takimet me qytetarët.

Ndër të tjera, Rama u ka kërkuar kryebashkiakëve se pavarësisht pandemisë, duhet të gjejnë mënyra për të zhvilluar takime me qytetarët.

“S’do ketë pushime, vijoni takimet me njerëzit. Pavarësisht pandemisë, gjeni mënyra për të zhvilluar takime,” ka dhënë ultimatumin Rama në mbledhje.

Të gjitha këto takime, kanë fokus garën e zgjedhjeve parlamentare në një kohë që partitë kanë ndezur “motorët” e fushatës, pavarësisht faktit që një opozitë është jashtë parlamentit e një tjetër brenda.