Rama: Kryesimi i OSBE, ishte një vit sprovues për shkak të COVID

03/12/2020 - 11:01

Kryeministri Edi Rama në cilësinë e kreut të radhës të OSBE ka bërë sot bilancin e vitit të tij në krye të kësaj organizate.

Rama në Ministerialin e OSBE tha se ky vit ishte shumë sfidues për shkak të pandemisë të COVID-19, ndërsa më tej foli për sfidat ku shtoi se konflikti në Ukrainë ishte prioriteti i tij gjatë detyrës në krye të organiztës.

"Të nderuar miq, zonja dhe zotërinj, kur Shqipëria mori kryesinë e OSBE-së në janar të gjithë folën për një organizatë që ishte në vështirësi, duke u ulur tani këtu mundem të konfirmoj atë çka paraardhësit e mi kanë ndjerë gjithashtu, ne jemi në krizë, një krizë në përkeqësim. Kjo nuk është një situatë që i është shkaktuar organizatës nga vetë ajo, struktura apo njerëzit e saj sepse ajo duhet përgëzuar. Në vend të kësaj ta shohim në sy, kjo gjendje është shkaktuar vetëm nga ne, 57 vendet anëtare të OSBE-së. Supozohet të kishim një vizion të përbashkët për një Evropë demokratike të paqtë dhe të bashkuar. Ky vizion po largohet gjithmonë e më shumë sepse parimet dhe angazhimet tona nuk zbatohen, divergjencat në pikëpamjet tona po rriten. përballja zgjidhet përmbi bashkëbisedimin, përçarja përmbi bashkëpunimin. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Jam i shqetësuar nga kriza e përhershme e bashkëpunimit, kemi dështuar të trajtojmë dobësitë tona. Bëj thirrje për një bashkëpunim por këto kanë rënë në vesh të shurdhët. Më duhet ta them këtë, o e keni përzemër këtë organizatë ose jo. Ose doni të promovoni median e lirë, ose nuk doni. Është kaq e thjeshtë, organizata jonë është po kaq e fortë sa angazhimet e saj dhe vullneti për t’i zbatuar këto angazhime. Nëse vullneti mungon si sot, atëherë do të jemi në vështirësi për të dalë nga krizat që na sjellin krizat. Shihni se çfarë ka ndodhur në Bjellorusi dhe si krejt papritur OSBE-ja mbeti si një instrument i fundit, ndërkohë që megastrukturat e tjera dukeshin të padobishme. Është mjaft e trishtueshme, por ajo që ndodh jashtë BE-se ngre barrikadat mes vendeve të BE-së dhe Rusisë. Shqetësimet e njerëzve të zakonshëm bien në rrezik de fakto.

Kjo duhet të ndryshojë, sa më shpejt aq më mirë. Organizata jonë nuk mund të punojë nëse qëndrimi i luftës së ftohtë lihet pas krahëve njëherë e përgjithmonë. Duhet thënë e duhet diskutuar. Në asnjë hapësirë tjetër, përveç se kësaj hapësire të OSBE-së kjo mund të diskutohet dhe me hspresë të ndodhë. Asnjë organizatë më shumë se sa kjo nuk mund të përballet me sfoidën e bashkimit. Ky ka qenë një vit veçanërisht sprovues për OSBE-në. Pasojat e COVID-it kanë prekur të gjitha fushat. Mbetet një situatë e papranueshme duke pasur parasysh angazhimet tona. Marrëveshjet e Minskut, 7 vjet më pas jetë vazhdojnë të humbasin. Në vizitën time si kryetar i radhës së OSBE-së pashë se si konflikti kishte prekur popullsinë. Shkelje të armëpushimit në terren, viktima nga shpërthimi i minave. Situata shqetësuese. për të ardhur keq që palët nuk kanë arritur të bëjnë përparime të tjera në kuadër të marrëveshjes së Minskut. Largimi nga marrëveshjet e Minskut nuk është zgjidhja", tha Rama ndër të tjera.

Ai theksoi se na duhet të përqendrohemi tek si i nxisim instrumentet e OSBE-së dhe si e bëjmë OSBE-në një mjet të mundshëm për të ndihmuar anëtarët e tjerë të zgjidhin krizat.

"Shqipëria i është dashur që ta drejtojë anijen e OSBE-së në kohë të trazuara dhe ka qenë pak dhe plotësimi i vendeve bosh në organizatën tonë. Ka nevojë për drejtues të aftë. Le ta përdorim Tiranën si një mundësi për të kthyer fletë për të dalë nga kriza aktuale e bashkëpunimit dhe për të arritur një organizatë që realizon angazhimet e veta për secilin vend", deklaroi Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Me një postim në rrjete sociale, nënkryetari i PD Durrës, Arlind Boshku ka ironizuar me rikonstruksionin e bashkisë, që do të kushtojë 30

I ftuar në emisionin "Arena" të Dritan Hilës në RTV Ora, kreu i PD Durrës Ferdinand Xhaferraj u shpreh se Durrësi do të ndikojë në rezult

Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, e ka cilësuar “papërgjegjshmëri të “Rilindjes”” faktin se bashkia e Durrësit ka planifiku

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka reaguar në lidhje me procesin e vaksinimit anti-covid, ndërsa nuk i ka kursyer kritik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të Lartë të angazhimit për Fondin për Ndër

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me deklaratat e kreut të grupit parlamenta

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla i ftuar në rubrikën "Opinion" në News24 ka folur për përgjimet e antimafias italiane duke de

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka përshëndetur konfirmimin e Antony Blinken si Sekretar i 71 i Shtetit të SHBA.

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar ligjet që i hapin rrugë blerjes së vaksinave kundër Covid-19 nga kompania Pfizer.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka qenë sot në zonat e përmbytura në Durrës bashkë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milv