Rama kujton vitin ’97: Vjen shpejt koha kur edhe spekullantët e luftës përgjjgjen një ditë!

26/03/2020 - 11:58

Ish-deputeti Luan Rama ka kujtuar përmes një postimi në Facebook, vitin 1997 kur ishte gazetar, teksa paralelizon situatën me atë që po jetojmë sot nga koronavirusi.

Rama shkruan se tipike e qeverisë së atëhershme ishte fakti se gazetarët duhet të mbyllnin gojën me justifikimin se ishim në luftë, duke mos folur për qeverinë edhe kur ajo shkelte ligjin dhe sipas tij e njëjta gjë po ndodh edhe sot.

POSTIMI I PLOTË

Mbylleni gojën, jemi në luftë!

Një shprehje idiote, edhe pse jo të gjithë ata që e thonë, janë idiotë.

Thjesht më kujton vitet 1995, 1996, dhe sidomos vitin 1997 të Shqipërisë në kolaps, pa shtet dhe në gjendje të jashtëzakonshme, kur horrat e pushtetit dhe minjtë e gjirizeve të tij na thonin ne gazetarëve: mbylleni gojën, jemi në luftë!

Sepse sipas tyre, ishte e paligjshme të flisje për të vërtetat e pushtetit, ishte e paligjshme që t’i denoncoje ato, se “ishim në luftë”!

Të njejtët, natyrisht jo nga emri e mbiemri, por nga trutë e ushqyer në haletë e pushtetit, thonë të njejtën gje: mbylleni gojën, jemi në luftë!

Për këta hibridë të sajuar prej mutacionesh perversiteti pushteti e të klonuar në laboratorët e propagandës tipike gebëlsiane, jo vetëm nuk ka rëndësi se çfarë bën dhe si e bën qeveria punën e vet, por edhe duhet heshtur!

Duhet heshtur edhe kur qeveria nuk zbaton ligjin, edhe kur kryeministri vepron në kokën e vet e pa asnjë tagër kushtetues, duhet heshtur për konçensionet e grabitjes dhe për mosveprimin kriminal në kohën e duhur për shpalljen e emergjencës civile, por duhet heshtur edhe kur të burgosurit nxirren nga burgu sipas shijeve të qeverisë e në kundërshtim me ligjin dhe kushtetutën, duhet heshtur edhe kur shteti nuk është atëherë kur qytetarët kanë më shumë nevojë për të.

Jemi në luftë, por lufta nuk i jep të drejtë askujt të shkelë ligjin!

Vjen shpejt koha kur edhe spekullantët e luftës përgjjgjen një ditë!

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj inspektoi sot me së bashku me ministrin e Jashtëm të Zvicrës Ignazio Cassis, ndërtimin

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu në një bashkëbisedim me presidentin Meta dhe ekspertë të tjerë të shëndetësisë foli për testet

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar nga afër kantierin e ndërtimit në zonën 1 në Laç, ku do të ndërtohen qendra të reja banimi me pallate

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me biznesin e vogël në Shkodër, tha se rënia ekonomike në Shqipëri i

Moderatori dhe gazetari i njohur Sokol Balla ka kërkuar mbrëmjen e djeshme që kryeministri Edi Rama të shkarkojë kryebashkiakun socialist

Në 24 orët e fundit në Shqipëri u regjistruan 19 viktima nga koronavirusi, numri më i lartë që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë.

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka uruar Mimi Kodhelin një ditë pas emërimit të saj si nënkryetare e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kryedemokrati Lulzim Basha ka organizuar një tryezë me mjekët që po përballen me COVID-19 si dhe për të sqaruar akuzat e tij ndaj qeveris

Ministrja e Mbrojtjes i është përgjigjur përmes një deklarate akuzave demokratëve se ministrja Xhaçka ka përdorur helikopterët e Forcave