Kanë mbërritur 6 autoambulancat e para nga Turqia të kompletuara me pajisjet e një urgjence lëvizëse.

Autoambulancat janë pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka dhënë detajet përmes një videoje në Facebook.

”Komanda mbështetëse e forcave të armatosura – mbërrijnë 6 autoambulancat e para nga Turqia, të kompletuara me të gjitha pajisjet e një urgjence lëvizëse, pjesë e grantit që qeveria turke ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes dhe forcat tona të armatosura. Në komandën mbështetëse brenda pak javësh do mbërrijnë edhe qindra uniforma, çadra e pajisje që do të modernizojnë operacionet për emergjencat civile.”