Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në qytetin e Durrësit, ku ka nisur mbledhjen në Prefekturë së bashku me kryebashkiaken Valbona Sako, prefektin Roland Nasto, ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ministra e deputetë.

Rama ka bërë apel që njerëzit të tregohen sa më të qetë, ndërsa po bën edhe ndarjen e grupeve të punës.

"Ndarja e punës është e qartë, një pjesë në Durrës, e një pjesë në Tiranë. Qëllimi është të mbulojmë me shpejtësi të gjitha pikat për kontakt.

Plasaritjet në mure dhe shenjat e jashtme të shkaktuara nga tërmeti, nuk janë domosdoshmërisht të rrezikshme.

Duhet të largohen të gjithë, që të shkojë tek secili ekspertiza e specialistëve.

Nuk ka vend për panik. Njerëzit duhet të jenë sa më të qetë që të jetë e mundur.

Kush ka frikë dhe ndjen pasiguri, ka në dispozicion 700 shtretër", tha Rama.