Rama mbledh Komitetin Kombëtar të Sigurisë: Nëse do jetë e nevojshme, karantina do të ndërtohet në Durrës

27/02/2020 - 12:41

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Komitetin Kombëtar të Sigurisë, lidhur me masat e marra deri më tani për parandalimin e Koronavirusit në vend.

Rama tha se deri më tani, nuk ka asnjë të konfirmuar me koronavirus, ndërsa theksoi se në rast se do të jetë e nevojshme ngritja e karantinës, ajo do të jetë në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës.

"Deri tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar. Janë testuar në ISHP deri sot 17 raste të dyshuara që kanë rezultuar negative. Situata është ndjekur me vëmendje të vecantë nga Ministria e Shëndetësisë, që ka ngritur që në muajin e parë, task forcën për përgatitjen, parandalimin dhe kontrollin në sfidën e madhe, që është një sfidë që na takon ta përballojmë ne, sipas rekomandimeve të OBSH, duke ndërtuar një strategji me të gjithë hapat në funksion të parandalimit të infeksionit në vendin tonë. Janë shpërndarë udhëzues sipas OBSH-së, janë trajnuar profesionistë të shëndetit, dhe vijojnë sipas planit. Janë dyfishuar ekipet në pikat kufitare. Janë kontrolluar 14 mijë udhëtarë. Në aeroportin Nënë Tereza, janë vendosur mjedise të caktuara. Është për të ardhur keq që kudo bëhet politikë, kudo ka debat, askund tjetër nuk ndodh që individë të zëshëm me mandat politik, të bëjnë ato që kanë bërë gjatë këtyre ditëve, duke përhapur panik, qoftë sa i përket kushteve dhe impaktit të një zone të karantinuar. Askund në asnjë pikë të globit nuk ekziston që karantinat të ndërtohen nëpër male, pyje, larg zonave të banuara. kjo është një shpikje në vazhdën e ushqyerjes së infodemisë. Në rastin e parë që do të kemi nevojën e karantinës, kemi caktuar të ngrihet në Shtëpinë e Pushimit në Durrës, me OBSH është konstatuar përmbushja e kushteve, me garanci për të gjithë." u shpreh Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave duke e cilësuar një kambanë e for

Ditën e sotme, ambasadorët e SHBA, të BE-së dhe të Britanisë kanë zhvilluar një takim me liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha në se

Përmes një konference për shtyp, Ministri i Rindërtimit dhe koordinator për hartimin e Planit Kombëtar të Rimëkëmbjes, Arben Ahemtaj foli

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur qytetarëve të cilën kërkonin me ngulm hapjen e kufinjve.

Ambasadori Italian, Fabrizio Bucci ka zhvilluar sot një takim pune me kryeministrin Edi Rama.

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka pritur sot në një takim në selinë blu ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, ambasadorin e BE-së, Luigi Soreca dh

Presidenti Ilir Meta ka uruar sot me rastin e 86-vjetorit të lindjes komentatorin e njohur, profesor Ismet Bellova.

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku përmes një deklarate nga selia blu, tha se Banka Botërore ka parashikuar situatë të rë

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini, nëpërmjet një video të publikuar në rrjetet e saj sociale ka uruar fëmijët për fest

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës se ka shpenzuar 100 mijë euro nga paratë e shqiptarëve për udhëtim me charter pë