Shkarkohet kreu i Hipotekës së Krujës Edmond Daci. Ai ishte emëruar në këtë post në fillim të vitit, në bazë të konkursit që u zhvillua nga Ministria e Drejtësisë, ndërsa është shkarkuar këtë të mërkurë.

Vendimi është marrë pas takimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi mëngjesin e sotëm me drejtuesit e institucioneve të qarkut, në prefekturën e Durrësit. Në Durrës po mbahet mbledhja e qeverisë, ku kabineti qeveritar është transferuar që dje.

Ende nuk dihen motivet e shkarkimit.