Kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencë në shtyp për të komentuar situatën në vend, me opozitën që ka vendosur që të djegë mandatin e deputetit.

Ai tha se ky akt i opozitës është i padëgjuar dhe i paparë më parë në asnjë vend, duke shtuar se ky veprim rrezikon hapjen e dritës jeshile për anëtarësimin e vendit në BE.

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur konferencën për shtyp duke thënë se: “Jeta parlamentare për ata që lanë mandatet mbaroi për këtë legjislaturë, por jo ajo politike. Mazhoranca do të vazhdojë të punojë, duke shërbyer me përulësi njerëzve cilado partie qofshin.
Dallimi është se ata që ikën do të përpiqen të përçajnë sa më shumë, kurse ne do të përpiqemi të bashkojmë sa më shumë.”