"Unë kam besim se drita jeshile do të ndizet në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër."

Kështu është shprehur për çeljen e negociatave kryeministri Edi Rama teksa ndodhet në një dëgjesë publike në fshatin Karahaxh të Sarandës.

Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës për kushte, Rama solli shembullin e Malit të Zi.

"Unë kam besim se drita jeshile do të ndizet në një mënyrë apo në një mënyrë tjetër. Shqipëria nuk ka kthim prapa në këtë proces. Kanë ngritur tymnajën e re PO me kushte. Nuk ka proces për në BE pa kushte. Mali i Zi negocion dhe ka 94 kushte. E rëndësishme është që ne të mos qëndrojmë në vend numëro, por hapa përpara. Ne do të bëhemi anëtarë të BE-së kur të jemi gati, por ndërkohë të shfrytëzojmë këtë proces për një Shqipëri më të mirë."