Rama me investitorët italianë: Investoni në Shqipëri, nuk do të terrorizoheni nga taksat e burokracia

19/09/2019 - 17:21

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka marrë pjesë sot në Forumin ndërkombëtar "Ekonomia blu e Mesdheut, Mundësi zhvillimi e bashkëpunimi" në panairin Fiera del Levante të Barit. Gjatë fjalës së tij, kryeministri shqiptar ka ftuar sipërmarrësit italianë të investojnë në Shqipëri pasi është një vend që ofron shumë pak taksa e burokraci.

"Shqipëria është sot hapësira ku sipërmarrësit italianë mund të investojnë pa qenë të terrorizuar nga taksat e burokracia. Gjithë ato që ëndërronit të kishit kur dëgjonit të fliste miku im i dashur Berluskoni, i gjeni në Shqipëri; një vend pothuajse pa taksa.",- tha ai.

"Kush investon sot në Shqipëri në turizmin me Yje , ka të garantauar për 10 vite një aktivitet pa asnjë taksë si dhe TVSH në 6%", ka deklaruar kreu i ekzekutivit shqiptar, duke shtuar se nga këndëvështrimi i taksave, Shqipëria është një vend normal, por në krahasim me Italinë është një parajsë tokësore.

Gjithashtu kryeministri shqitpar ka evidentuar miqësinë e raportin mjaft të mirë mes Italisë dhe Shqipërisë.

"Pa Italinë, tha ai, Shqipëria nuk do të ishte aty ku ndodhet sot."

Ndërsa mbi temën qëndrore të Forumit, Rama u shpreh se "ekonomia e detit është një zbulim i ri për Shqipërinë, deti Adriatik është lidhja natyrale me Italinë e veçanësirsht me rajonin e Puglias e së bashku duhet të bashkëpunojmë për të zgjeruar këtë hapësirë turistike". Kryeministri Rama informoi Forumin se në Shqipëri numri i turistëve vjen vit pas viti në rritje, duke shënuar gjatë 4 vite të fundit një dyfishim deri mbi 6 milionë turistë në vit.

Kryeministri Rama u shpreh gjithashtu se "ekziston një dëshirë e madhe për të forcuar lidhjet me rajonin e Puglias pasi e shohim si një rajon i dijes. Kemi një interes të madh të krijojmë lidhje mes botës universitare, në kërkimin shkencor e në shërbimin shëndetësor.Për të gjithë investitorët italianë e në veçanti për ata puliezë, dyert janë të hapura në Shqipëri."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla mori pjesë në seminarin e organizuar nga OSBE/ODIHR “Drejt parlamentev

Alexander Soros, djali i filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit për Shoqërinë e Hapur George Soros e shikon racizmin si shka

Në vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryebashkiaku Erion Veliaj është takuar edhe me një mik të veçantë të vendit tonë, i

Greqia mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka bërë fajtorë të drejtpërdrejtë kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e

Teksa Kuvendi miratoi me 77 vota pro ligjin për krijimin e korporatës së investimeve ekspertët ngrenë pikpyetje për mënyrën e funksionimi

Për ish-deputetin e PD, Gent Strazimiri ajo që ndodhi në Këshillin Evropian është një bllokim që Evropa i bëri qeverisë dhe Ramës, por jo

Rritja e numrit të turistëve italianë në Shqipëri, ka sjellë në Tiranë rreth 60 tur operatorë dhe përfaqësues agjencish të rajonit të Pul

Sekretari për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Arben Kashahu është shprehur se nuk është faji i Europës për moshapjen e

"Teksa këtu rreken ende të gjejnë fajtorin diku tjetër, e të mos mbajnë përgjegjësi për asgjë, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka