Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rama me sipërmarrës të rinj në fushën e teknologjisë: Do të mundësojmë tregun global, s'do të keni nevojë të ikni nga vendi

11/04/2021 - 13:15

Kryeministri i vendit, Edi Rama zhvilloi një takim me të rinjtë e angazhuar në teknologji, ku premtoi bashkëpunim më të mirë të qeverisë me sipërmarrësit.

Kreu i qeverisë shprehu nevojën e një bashkëpunimi më të mirë me të rinjtë që kanë ide si mund të investohet më shumë në teknologji. 

Sipas tij, do të rritet buxheti i universiteteve, që të mundësohen programet e huaja dhe studentët të mos largohen nga Shqipëria.

"Si t’u japim të rinjve dhe të rejave që kanë pasur mundësinë të ikin diku tjetër, por duke qëndruar këtu, të angazhohen në një treg si është tregu i madh global. Jo vetëm kaq, por të kenë dhe të ardhura goxha të mëdha. Është kjo mundësia për t’u rritur në nivelin e aktivitetit ‘online’, dhe ju dhe ne që jemi përfaqësues të interesit publik. Ta arrijmë brenda kësaj dekade dhe ajo që kemi hedhur si bazë gjatë qeverisjes digjitale, ku ne sot jemi të parët në rajon për nga shumëllojshmëria e shërbimeve publike që ofrohen online. Për të shkuar në nivel tjetër na duhet një bashkëveprim shumë intensiv. Na duhet një mënyrë funksionimi komplomentare dhe e përbashkët. Dhe ne duam, që pjesën e kodimit, ta institucionalizojmë si një objekt kombëtar, që t’i japim mundësi një numri gjithnjë e më të lartë fëmijësh që futen në rrjetin e kodimit. Në vitin 2021, 2022, diskutojmë për 6 qendrat e para që ofrojnë të gjitha kushtet në teknologji.

Jemi në një periudhë ku duam të ngjitemi dhe kjo kërkon forca të reja. Forcat i kemi por duhet të krijojmë më shumë sinergji, ju duke na mbështetur me idetë dhe prezencën tuaj dhe ne duke reaguar ndaj këtyre kërkesave të rëndësishme. Kemi nevojë për konsolidim mes arsimit profesional dhe studimeve të thelluara të larta. Të merren dije specifike për të hyrë në profesione specifike. Do të vendosim 10 milion euro në fillim që t’i nxisim universitet të lidhen me universitetet e huaja. Të ketë p.sh. në Universitetin e Gjirokastrës programe të një universiteti të huaj, që studimi të bëhet këtu dhe të rinjtë të mos kenë nevojë të ikin. Po flas për integrimin e universiteteve tona me universitetet e huaja."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ku është miratuar vendimi i kryesisë për përbërjen e komisionit të zg

Kryedemokrati Lulzim Basha, në Këshillin Kombëtar është shprehur, se nëse për anëtarët e Këshillit zgjedhjet e 25 prillit janë në rregull

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani gjatë mbledhjes së sotme e ka cilësuar situatën aktuale në parti si më kritiken pas vi

Kryesia e PD ka propozuar emrat për Komisionin që do të jetë përgjegjës për zgjedhjet për kryetarin e demokratëve.

Përfundimi i mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike ka sjellë edhe një vendim të rëndësishëm për partinë opozitare.

Ashtu sikurse dhe deklaroi ditë më parë, anëtari i kryesisë Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen kryetarit Basha, pas zgjedhjeve të 2

Në mbledhjen e kryesisë së partisë, kreu i PD Lulzim Basha ka thënë ndër të tjera se gishti për humbjen e zgjedhjeve nuk duhet drejtuar n

Nga Elbasani, atje ku zhvilloi takimin e rradhës, pak orë përpara zhvillimit të mbledhjes së Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar të PD, kreu

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.