Kryeministri Rama me bashkëshorten e tij Lindën dhe Zahon e vogël, janë parë mbrëmjen e sotme duke darkuar buzë detit në Durrës, nën shoqërinë e Vangjush Dakos dhe bashkëshortes së tij.

 Ata kanë zgjedhur të njëjtin restorant ku kanë darkuar edhe dy vjet më parë pas fitores në zgjedhjet lokale të 2015-s (lexo këtu). Pas fitores së jashtëzakonshme të PS-së edhe në zgjedhjet e 25 qershorit dhe suksesit në Durrës, ku socialistët nën drejtimin e Dakos arritën të siguronin 8 mandate, duke kaluar dhe pritshmëritë e vetë kryebashkiakut, kanë sjellë sërish në qytetin bregdetar kryeministrin e vendit për të kaluar një mbrëmje të bukur korriku, me një nga miqtë e tij më të afërt politikë, në restorantin e njohur “Gogo”.

Pavarësisht impenjimeve të shumta, shefi i qeverisë gjen gjithnjë kohë për t’iu përkushtuar familjes, veçanërisht në fundjavë. Madje, edhe pushimet e verës, kryeministri deklaroi se do t’i kalojë vetëm në Shqipëri, një urdhër që do të vlejë edhe për ministrat e tij.

S.L.