Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Twitter urdhrin e kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademi e cila iu kërkon punonjësve të administratës të punojnë këtë të shtunë e të diel, teksa socialistët do të zhvillojnë zgjedhjet vendore.

Rama i kërkon Bashës të dalë e të sqarojë urdhrin e Ademit të cilën e quan "Qamile Haxhiun e Shkodërs" pse ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka katër vjet në gjumë, sipas tij.

"Dhe meqë jemi tek dora jote e fshehur dhe gurët e tu të hedhur, po këtë shkresën e kësaj Qamile Haxhiut të Shkodrës e ke urdhëruar ti apo e ka bërë në kokë të vet kjo molotokratja? Dil sqaroje Artist ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka 4 vjet në gjumë!"