Rama: Morëm një refuzim, por vazhdojmë rrugën pa asnjë ndryshim

18/10/2019 - 17:44

Pas “Jo”-së së Bashkimit Evropian për çeljen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama ka përsëritur se kjo përgjigje negative është rezultat i përplasjes së qasjeve të ndryshme mes Francës dhe Gjermanisë.

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, Rama tha se Franca ka kërkuar reformim të brendshëm të Unionit, madje të vetë procesit të anëtarësimit të vendeve aspirante, përkundër Gjermanisë që ishte pro nisjes së kushtëzuar të bisedimeve.

Sipas shefit të qeverisë, çështja e fluksit të azilantëve është “bisht” që i shtohet thelbësores, pasi në mendimin e tij, “jo ne dhe Maqedonia, por cilido nga vendet nuk do të kishte marrë konsensus”.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Nuk e them unë, këtë e ka thënë jo vetëm me shkrim KE por e keni dëgjuar vetë të thuhet nga një pjesë e madhe e kryeministrave europiane dhe kancelarja e Gjermanisë. Kam marrë një numër të konsiderueshëm mesazhesh nga kryeministrat e pranishëm në takim. Kam komunikuar edhe me presidentin e Francës. Nëse duam të shikojmë drejt në sy të vëretën është ajo që kam dhënë prej disa kohësh se procesi po shkonte drejt një përplasje mes Francës dhe Gjermanisë. Ndërkohë që Gjermania bëri një lëvizje për shpresën e një kompromisi. Nga ana e Macron nuk ka pasur asnjë hapje. Në konferencën për shtyp i dha të gjitha më shkoqur se vendet e tjera. Franca nuk pranon të vazhdohet me të njëjtin proces. Kërkon reformim deri në pikën që të arrihet në një tjetër objektiv për horizontin e integrimit. Ndërveprimi për Ballkanin Perëndimor nuk mund të zhvillohet me të njëjtin mekanizëm. Liderët e BE e kanë thënë shumë qartë që kjo që ka ndodhur është një rezultat i mosarrtijes së konsensusit mes vendeve anëtare për arsyet e tyre. Është e tepërt kur i shtohen bishta thelbësores. Jo po azilantët. Jo ne dhe Maqedonia, por cilido nga vendet nuk do të kishte marrë konsensus. Kemi marrë një refuzim. Rruga jonë është e njëjta pa asnjë ndryshim. Çfarë kemi bërë deri tani e kemi bërë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë për vendin tonë. Reforma në Drejtësi nuk i është kërkuar fare vendeve të tjera. E kemi bërë sepse është gjëja e duhur për ne. E duhura për popullin dhe vendin tonë. Do të vazhdojmë po njësoj me plotësimin e parakushteve të vendosura në votën “Po” të Bundenstagut. Do të vazhdojmë më pas me pjesën tjetër, pikë për pikë kërkesa për funksionimin më të mirë të institucioneve. Jo sepse e ka kërkuar Gjermania. Do t’i bëjmë të gjitha të tjerat pa ndryshar asgjë. Është një lojë qasjesh dhe interesash që është shumë më e madhe sesa ne. Askush nuk e ka përjashtuar perspektivën e integrimit tonë si rajon. Në fund të fundit, integrimi është një proces transformimi të brendshëm.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Presidenti Ilir Meta zhvilloi sot një takim pune me kërkesë të tij me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu,

Kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi sot një takim me mjekë dhe specialistë të fushës së bashku me departamentin e shëndetësisë në PD, me

Pasditen e kësaj të marte në orën 17:00, Këshilli Bashkiak i Durrësit do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme po nëpërmjet mjeteve të

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në prezantimin e projektit të Kombinatit, fillimisht foli për rindërtimin që p

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në Facebook pamje nga projekti i parkut të Shtëpisë së Pavarësisë në Vlorë.

Xhelal Mziu ka hequr dorë nga drejtimi i degës së Partisë Demokratike, pasi ka vendosur që të kandidojë si deputet.

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter përshëndeti fitoren e zgjedhjeve parlamentare

Në daljen e tij për mediat, Presidenti Ilir Meta  foli ndër të tjera edhe për ngjarjen horror në Kombinat të Tiranës, ku nëna dhe një vaj

Opozita parlamentare me anë të një deklarate të bërë nga deputeti Myslym Murrizi ka kërkuar një takim me kryeministrin Edi Rama për sa i

Presidenti i Republikës Ilir Meta, tha se do të ketë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare nëse është e nevojshme referu