Rama ndan lajmin e mirë për Elonën: Grup mjekësh enkas për të

21/08/2019 - 17:13

Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit e tij në Facebook një lajm të mirë, për 15-vjeçaren Elona Kuburja. Dy ditë më parë, 15-vjeçarja nga Fushë-Kruja, që vuan nga një sëmundje tepër e rrallë dhe e rëndë, la spitalin universitar “Nënë Tereza” për t’u transferuar në spitalin “Medipol University Hospital”, në Turqi.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se sot vogëlushja po transferohet në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.

“Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë. Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të. Uroj me gjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë” – shkruan Rama.

Ndërkohë burime nga Ministria e Shëndetësisë, thanë se Elona do të trajtohet në një spital specializuar publik në Stamboll dhe se gjithçka do të mbulohet nga ministria, përmes marrëveshjes mes dy vendeve.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka marrë pjesë sot në Forumin ndërkombëtar "Ekonomia blu e Mesdheut, Mundësi zhvillimi e bashkëpunimi" n

Pas dorëheqjes së drejtoreshës së ARRSH-së Sonila Qato, ka ardhur reagimi i parë nga Partia Demokratike.

Deputeti socialist, Damian Gjiknuri ka komentuar procesin gjyqësor në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tirana do të kthehet në promotore për financimin e start up-ve në fushën digjitale.

Gratë deputete i janë drejtuar kuvendit paraditen e sotme për t’u bërë pjesë e seancës së javës.

Kuvendi i Republikës ka rrëzuar dy dekrete të tjera të Kreut të Shtetit.

Teksa ka komentuar procesin gjyqësor ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, deputeti i opozitës së re, Myslim Murrizi ka bërë një deklaratë të

Nëse gjykata do të dënojë sot ish-ministrin Saimir Tahiri, vendimi do të ishte një suprizë për avokatin e tij Maksim Haxhia.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka pritur në një takim arbëreshin Mario Brunetti.

Kryetari i grupit parlamentar të PS, e ka konsideruar debat pa kuptim kërkesën për dorëheqjen e ministrit Damian Gjiknuri nga pozicioni i