29/03/2020 - 20:35
Ambasada e Italisë në Shqipëri ka publikuar një video ku tregohet solidarizimi i qyteteve shqiptare dhe shqiptarëve me Italinë, që prej javësh po kalon momente kritike për shkak të përhapjes së koronavirusit.
Videoja, ku tregohen qytete të ndryshme shqiptare të ngjyrosura me ngjyrat e flamurit italian u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama në profilin e tij në Facebook.
Në Itali e kanë vlerësuar së tepërmi gjestin e Shqipërisë, që dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në ndihmë të pacientëve të sëmurë me koronavirus.
/portali DurresLajm/