Rama-ndërkombëtarëve: Episodi i fundit sa të jem unë kreu i PS që bëhet dialog shqip me përkthyes

16/07/2020 - 13:28

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit u ka dërguar një mesazh të qartë ndërkombëtarëve, teksa tha se Kuvendi i Shqipërisë është sovran dhe vendimet merren vetëm nga të zgjedhurit e popullit.

Duke i falenderuar për ndërmjetësimin në dialog mes palëve politike, Rama sqaroi se ky do të jetë episodi i fundit, sa kohë ai të jetë në krye të PS, ku bëhet një dialog shqip me përkthyes në ambasada të huaja.

"Dua t’u them të gjithëve, miqve tanë ndërkombëtar, këtu në Shqipëri, në Tiranë, që nga përfaqësuesja e nderuar e SHBA që u vu në dispozicion në një proces jashtëzakonisht të vështirë, hapi dhe derën e shtëpisë së saj meqë parlamenti ishte një godinë e papranueshme për Bashën dhe ata që e braktisën, përfaqësuesit e nderuar të BE dhe të Britanisë së Madhe, të cilët edhe personalisht e lehtësuan komunikimin, në episodin e fundit, më dëgjoni me vëmendje…. në episodin e fundit për sa kohë unë do të jem kryetar i Partisë Socialiste, ku bëhet dialog shqip me përkthim nëpër ambasada të huaja, dua t’u them se parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe do të vendoset siç mendojnë përfaqësuesit e popullit shqiptar këtu në këtë sallë dhe ekzaktësisht në respekt të marrëveshjes së 5 Qershorit nga njëra ana dhe në respekt të më shumë se 80% të shqiptarëve, që duan të zgjedhin edhe deputetin dhe jo vetëm partinë. Këto të dyja janë një fakt me të cilin të gjithë miqtë dhe partnerët tanë ndërkombëtarë duhet të jetojnë."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edi Rama ndodhet në jug të vendit me pushime, i shoqëruar nga Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç.

Kryeministri Edi Rama reagon pas arritjes se marrëveshjes midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe e konsideruar si historike për

Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta parkohe të Komandantit të Qendrës së Bashkuar Operacionale, Kolonel Neshet

Kopshti i ri Zoologjik është xhevahiri i radhës që do t’i shtohet shumë shpejt Tiranës, si një hapësirë e transformuar, e përkryer për ar

Epiki i mjekëve italianë dhe i Mbrojtjes Civile kanë përfunduar sot misionin e tyre në Shqipëri, ku kanë ofruar eksperiencën e vyer për e

Duke e quajtur "shëmbëlltyrën e asgjësë" për zero reforma e përmirësim në vend, nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se kryeministri

Partia Demokratike deklaron bilanci i vetëm i qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama është 22 km rrugë në 7 vite.

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim ligjin për pronat e paluajtshme.

Për Partinë Demokratike, sektori i turizmit ndodhet në një situatë tepër të vështirë për shkak të pandemisë Covid-19, por edhe nga mosdhë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është shëruar nga koronavirusi.