Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës për fazën e parë të rindërtimit pas tërmetit, ku vizitoi një pallat me dëmtime mesatare në zonën e Plazhit, për shkak të tërmetit të 26 nëntorit.

Gjatë bisedës me administratorin, i cili tha se nuk ka fuqi punëtore, Rama u shpreh se do të vijnë punëtorë të huaj nga jashtë vendit, prandaj disa ditë më parë kaluan në Kuvend një ligj.

Administratori: Na mungon fuqia motorike, nuk kemi njerëz të kualifikuar.

Rama: Ky është problemi kryesor, e ka gjithë Shqipëria. Duam punë, duam punë dhe në fund mirë që duan punë shteti, por edhe kur i thua hajdeni kualifikoheni jo të gjithë janë gati. Megjithatë ne kemi kaluar ligjin për të lehtësuar maksimalisht sjelljen e fuqisë punëtore nga jashtë. Kështu është fakti jo vetëm tek ne, por këtu tek ne ankohen të gjithë në kafene. Do i sjellim punëtorët nga jashtë, sado që absurde të duket. Prandaj e kaluam ligjin, që rindërtimin ta kemi pa probleme fuqie punëtore. Do t’i sjellim punëtorët nga jashtë. Vijnë të tjerët nga fundi i botës punojnë në Shqipëri, ndërsa këtu të gjithë rroga shteti”.

Rama propozoi që punëtorët e ndërmarrjeve të Bashkisë së Durrësit të atashohen pranë kompanive të ndërtimit.

“Duhet edhe ju të bëni diçka me punëtorët e bashkisë, nga këta të ndërmarrjes, merrini, shkëputini dhe atashojini. Edhe ata të marrin më shumë. Janë punëtorë ndërmarrjesh, marrin rrogë ndërmarrjesh, këta janë gati që të paguajnë rrogën dhe ata vijnë marrin më shumë. Ta bëjmë me kushtett e rindërtimit me forcat e ndërmarrjeve.”