Partia Demokratike dega Kukës ka kërkuar sot leje për të zhvilluar një protestë kombëtare që do të zgjasë 10 orë. Sipas kërkesës së PD që është dorëzuar në Polici thuhet se kjo është një protestë urgjente, ku do të marrin pjesë më shumë se 5000 mijë persona.

Më tej shtohet se itinerari ku qytetarët do të protestojnë do të jetë në disa rrugë të qytetit dhe e gjithë protesta do të zhvillohet nga ora 14:00 në 22:00.

Kujtojmë se ky tubim do të zhvillohet në një ditë që dhe kryeministri Edi Rama do të zhvillojë takime elektorale ku do të bëjë dhe prezantimet e kandidatëve të PS për bashkitë e këtij qarku.