Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e kësaj të hëne me ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, pas një mëngjesi pune të organizuar nga ky i fundit.

Lajmin e ka bërë të ditur komisioneri i zgjerimit Oliver Varhelyi, përmes një postimi në rrjetet sociale. Në qendër të diskutimeve është progresi i reformave dhe solidariteti me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit.

“Diskutime të mira mbi progresin e reformave dhe solidaritetin e fortë me Shqipërinë pas tërmetit të nëntorit dhe para konferencës ndërkombëtare të donatorëve. Së bashku për Shqipërinë”, shkruan eurokomisioneri.