Rama në Porto-Romano: Do të kthehet në një park urban për Durrësin (VIDEO)

07/12/2019 - 14:07

Kryeministri i vendit, Edi Rama me anë të “Facebook”-ut, bëri lidhje live sot nga Porto-Romano ku po inspektonte inertet e depozituara aty të mbledhura nga rrënojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Rama thotë se për dekada të tëra kjo zonë është përdorur për hedhjen e plehrave dhe tanimë do të kthehet në një park të madh urban të qytetit bregdetar.

Kreu i qeverisë shton se ky projekt do të realizohet brenda 3 vitesh dhe se inertet brenda perimetrit të emergjencës do të përdoren për shërimin e kodrave të sakatuara nga guroret e Krujës.

Postimi i plotë:

Durrës, Porto Romano - Aty ku gërmadhat e tërmetit po kthehen në bazamentin e Parkut të Madh të qytetit, që më në fund do të mbyllë plagën e tmerrshme mjedisore të fushës gjysëmshekullore të plehrave.

Rama shoqërohej nga kryebashkiaku i përkohshëm i Durrësit Zhuljen Varfaj, zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda, deputetja Klodiana Spahiu etj.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Partia Demokratike i kërkoi informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, sa i takon zgjedhjeve në Dibër, dosje e cila u trans

Qeveria e Edi Ramës është krenuar se po e shëndosh sistemin energjetik në Shqipëri.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i pranishëm në Akademinë Solemne “Faleminderit Shqipëri” në Prishtinë ka kujtuar eksodin masiv të shqi

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi gjatë një takimi me strukturat e partisë në qytetin e Durrësit, ka bërë thirrje që SPAK të h

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, publikoi atë që e quan harta e kryebashkiakëve me të shkuar kriminale ndë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka kujtuar sot heroin kombëtar të Shqipërisë, Gjergj Kastriot Skënderbeut në 552-vjetorin e tij

Në një dalje për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të

Në një dalje për mediat, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj e ka konsideruar lirimin nga burgu të ish-kreut të bandës së Durrësit, End

Pas denononcimit të Partisë Demokratike, se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj ka qenë i dënuar në Greqi, duke e fshehur më pas

Partia Demokratike denoncoi sot se Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytu