Rama në Shijak: Mbresëlënëse puna për rehabilitimin e 27 pallateve. Kryebashkiaku Arbana: Në nëntor fillojmë me themelet

25/10/2020 - 15:49

Kryeministri Edi Rama e konsideroi mbresëlënëse punën për rehabilitimin e 27 pallateve në Shijak, të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gjatë inspektimeve të punimeve, i shoqëruar edhe nga kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, kryeministri Rama tha se “pallatet kanë dalë në dritë”.

“Shijak – Mbresëlënëse puna për rehabilitimin e 27 pallateve, ku jo vetëm po riparohen dëmet e 26 nëntorit të shkuar shtëpi me shtëpi, shkallë më shkallë, mur më mur, por godinat po rilindin shumë më të sigurta e më të bukura se sa përpara goditjes së madhe”, shkruan Rama.

Ndërsa kryebashkiaku i Shijakut Elton Arbana shkruan ne rrjete sociale se "çdo apartament i pallateve është riparuar, depozitat janë vendosur poshtë duke lehtësuar çështjen e ujit të pijshëm. Tashmë çdo pallat është i rehabilituar, më i sigurtë dhe i sistemuar tërësisht".

Njëkohësisht, kryebashkiaku bën të ditur se "në lagjen "Lugina" (më e dëmtuara nga tërmeti) po vijojnë punimet me infrastrukturën e brendshme, për të nisur më pas me hapjen e themeleve të pallateve të reja që do të ndërtohen, shpresojmë nga mesi i muajit nëntor."

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak në Kukës për heqjen e titullit "Qytetar Nderi" për publicistin e

“Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime…”, e nis l

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ripërsërit edhe njëherë thirrjen për politikën shqiptare se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë fun

Një tjetër politikan shqiptar ka humbur betejën me koronavirusin.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për vaksinën ndaj COVID-19 dhe oër përpjekjet që po bën qeveria për ta siguruar.

Në kuadrin e ditëve të fushatës kundër dhunës ndaj grave, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi u është drejtuar me një letër krerëve të Drejt

Partia Demokratike ka vijuar me akuzat në adresë të ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Ish deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi ka humbur të atin. Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Rakipi përmes një postimi në Facebook.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtne njoftoi për refuzimin që Marija Obradović, Ministre e Administratës Publike dhe Vetëadministrim

Sekretari i PD për Çështjet Ligjore, Çlirim Gjata ka denoncuar nga Thumana vjedhjen e fondeve të Rindërtimit të shkollës "Ramazan Jangozi