26 nëntorin e ardhshëm shkolla “Shaqe Mazreku” në Durrës do të jetë gati për të pritur 711 nxënësit e saj, me kushte shumë më të mira, për zhvillimin e orëve mësimore. Shkolla, që u dëmtua rëndë nga tërmeti, u shemb për t’u ndërtuar e gjitha e re, me një infrastrukturë moderne, me standarde të larta të sigurisë e kushte optimale për nxënësit e mësuesit.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtim, Arben Ahmetaj ishin në këtë kantier për të ndjekur nga afër punimet. “Është konceptuar si qendër komunitare, jo thjesht si shkollë dhe është një nga shkollat më të mëdha që do të rindërtohen”, – u shpreh ministri Ahmetaj.

Në total në qytetin e Durrësit janë 27 shkolla, kopshte dhe çerde, të cilat do të rindërtohen dhe rikonstruktrohen, duke bërë kështu që në këtë qytet të mbulohet çdo nevojë për institucione arsimore dinjitoze për vitet e ardhshme. “Është superkënaqësi t’i shohësh kolonat që dalin dhe gjithë kjo botë e re që po lulëzon gërmadhash”, – u shpreh kryeministri Rama. 

Kjo shkollë ka qenë rreth 1650 metra katror ndërtimi ekzistues, ndërkohë që pas procesit të rindërtimit  gati dyfishohet sipërfaqja, duke akomoduar të njëjtin numër nxënësish, por me një standard komplet tjetër.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm RINDËRTOJMË  BASHKË Durrës – Shkolla “Shaqe Mazreku” sot kantier, në 26 nëntorin e ardhshëm…

Posted by Edi Rama on Saturday, July 11, 2020