Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë javë të re me postimin e një videoje nga punimet në kantierin e Rrugës së Arbërit.

Kreu i qeverisë nuk harron të thumbojë edhe kritikët.

“Sa më shumë të lehin qentë aq më të frymëzuar e të vendosur jemi për ta bërë Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në rrjetin social.