Rama një mesazh rrugës për në Bruksel: Nuk jam as optimist e as pesimist

16/10/2019 - 13:38

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një mesazh ndërsa është nisur për në Bruksel ku pritet të merret dhe përgjigjja për negociatat e Shqipërisë me BE.

Nga makina e tij, Rama tha se nuk është as pesimist dhe as optimist por se po bëhet maksimumi për të marrë “Po”-në.  Kreu i qeverisë informoi se do të jetë në Bruksel për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane, në funksion të nevojës  për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme.

“Sot kancelaria gjermane dhe Presidenti i Francës do të takohen në Tuluse, në kuadër të samitit franko-gjerman të dy qeverive. Një nga temat do të jetë edhe vendimmarrja e Këshillit Europian pasnesër ku do të mbahet edhe qëndrimi përfundimtar i Bashkimit Evropian lidhur me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kancelarja Merkel dhe Gjermania po përpiqen intensivisht për një ‘Po’ për të dyja vendet, ndërkohë që qëndrimi i Presidentit Macron dhe Francës nuk përkon për momentin të paktën me të Gjermanisë dhe të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare. Nuk jam as optimist as pesimist për rezultatin e këtij procesi por me realizëm gjykoj se po bëhet maksimumi për të marrë ‘Po’-në e merituar dhe më e mbështetur se sot Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë në këtë proces. Pak por e sigurt është se edhe Franca e njeh dhe e vlerëson progresin e bërë ashtu sikurse kërkon sot shumë më tepër nga vetë BE-ja se sa nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut. Tani po nisem për Bruksel së bashku me kryeministrin Zaev për të takuar kryeministrat e qeverive socialiste progresiste të BE-së në një format të krijuar enkas nga Partia Socialiste Europiane, në funksion të nevojës që kemi sot për të pasur sa më shumë aleatë në tryezën e mbrëmjes së pasnesërme. Do të komunikojmë shpejt përsëri”, tha Rama.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu, iu është bashkuar reagimeve pas betimit të anëtares së re Gjykatës Kushtetuese Arta Vorpsi pranë një

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar betimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese pranë një notereje, pasi pr

Ka përfunduar në këto momente mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, e cila u mbajt sot pas dekretimit nga Kreu i Shtetit të Marsida Xhafe

Vetëm gjatë këtij viti nga kontrolli mjekësor bazë, 8.6% e 411 mijë qytetarëve që e kanë kryer check-up, kanë rezultuar me diabet dhe 14.

Partia Demokratike ka njoftuar përmes një deklarate se Gjykata ka shfuqizuar të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për prot

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla nuk pranoi të komentojë vendimin e Arta Vorpsit për t’u betuar te noterja

Ditën e nesërme Kuvendi do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme plenare për Marsida Xhaferllarin, e cila një ditë më parë u dekre

Nga qyteti i Sarandës kryedemokrati Lulzim Basha, iu premtoi bizneseve se nëse PD fiton, nuk do të ketë më taksidarë që mbijnë nga mëngje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pasi Arta Vorpsi u betua te noterja si gjyqtare e Gjykatës Kush

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon takimin me qytetarët në kuadër të turit “Rrugëtimi për Shqipërinë”.