Shkolla e muzikës "Jan Kukuzeli" në Durrës po bëhet gati që të hapë dyert për nxënësit këtë vit të ri shkollor, e cila i ishte nënshtruar rikonstruksionit të plotë.

Duke postuar edhe disa foto me pamje nga punimet në shkollën e muzikës, kryeministri Edi Rama shkruan në faqen e tij në "Facebook" se "'Jan Kukuzeli' në Durrës, e kthyer në një hapësirë mësimi të standarteve europiane, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit me pjesëmarrjen e Bashkisë së Durrësit."