Kryeministri Edi Rama ka lajmëruar se edhe bizneset fasone dhe Call Center do të mbyllen nga nesër e deri kur të përfundojë afati i dhënë nga qeveria, por në të kundërt, nëse nuk marrin masa për të mbrojtur punonjësit e tyre, do të mbyllen e do marrin përsipër kostot e kësaj mbylljeje për punonjësit e tyre.

Mbyllja e bizneseve fasone dhe Call Center-ave vjen pas thirrjes që bëri Lulzim Basha.

Rama tha se “Kjo masë e skajshme për t’i dalë përballë në këtë hap tjetër kësaj sfide dhe për ta ngadalësuar shtrirjen e armikut ne territorin.

Sot kemi ndërmarre një sërë inspektimesh në kompanitë fason dhe Call Center qe do jene te mbyllura njësoj si te tjerat neser dhe deri ne fund te ketij afati, por jane te detyruara te respektojne te gjitha distancat teknike te sigurise dhe elementet e sigurise per cdo punonjes.

Ne rast se kur te rifillojnë aktivitetet, do te konstatohet se nuk kane kryer te gjitha detyrimet per te mbrojtur veten, punonjësit, e te gjitha familjet e kontaktet e tyre, jo vetem qe do te mbyllen por do te marrin persiper cdo kosto te kesaj mbyllje se ne kete rast eshte vetem neglizhenca e tyre.

Ne do ta mundim duke qene bashke, duke mos e pare asnje ndarje mes qytearit dhe shtetit. Qytetar dhe shtet sot jemi nje popull qe perbehet nga nje familje”.

Ndërsa Basha deklaroi se “Qeveria vonoi me dy javë vendimmarrjen për të mbyllur aktivitetin në ambiente që ka prezencë shumë të madhe të njerëzve, duke u kthyer në potencial të madh rreziku për përhapjen e virusit. Qeveria nuk mori asnjë masë për të siguruar që personat e ardhur nga Italia të vetëkarantinoheshin për një periudhë 14 ditore, siç kërkon protokolli i sigurisë për mos përhapjen e virusit. Në këtë moment që flasim, aktiviteti i bizneseve që kanë prezencë të madhe njerëzish në një ambient të mbyllur, si biznesi fason apo call center, vijojnë punën dhe nuk janë urdhëruar për mbyllje”.