Kryeministri Edi Rama është shprehur se në territorin e truallit të Teatrit Kombëtar nuk do të ndërtohen kulla.

I pyetur në emisionin “Real Story”, Rama përsëriti disa herë se nuk do të ndërtohen kulla duke ngritur edhe zërin.

“Nuk ka kulla aty. E kam thënë 100%, brenda jashtë dhe mbrapa nuk ka kulla. Nuk ka kulla aty. Nuk ka kulla aty. Nuk ka kulla aty. Nuk ka kulla aty. Do edhe mekanizmat e dorës. Metrat ua kam lënë ju. Unë nuk dija operacion Policie me detaje. E di pse u bë në orën 4 të mëngjesit. Pretendimet i kam verifikuar,” – tha Rama.