Kryeministri Edi Rama prezantoi nga Vlora projektet e reja për këtë qytet. Kreu i qeverisë tha se ka transformuar të gjithë qytetin dhe se nuk ka më asnjë ankesë në telefonin e tij dhe as në Facebook.

“Nuk kam asnjë ankesë në telefon apo Facebook, nga Vlora, se i bllokuam nga Lungomare, jo po ku do lemë makinat. Ja vlejti sakrifica e bllokimit. Bulevardi do të jetë gati për sezonin e ardhshëm turistik. Do të jemi krenar për Vlorën”.

Rama tha se qeveria e tij ka financuar në 4 vite 130 milionë Dollarë për zonë e Vlorës.

“Kemi investuar në zonën e Vlorës 130 milionë dollarë në 4 vite, e papërfytyrueshme kjo 4 vite më parë. Për këtë periudhë 2018- 2020 kemi 57 projektet që do të financohen nga buxheti i shtetit,  pa llogaritur projektet e tjera që nuk financohen nga shteti”, shtoi shefi i qeverisë.