Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Rama: Nuk kemi një datë fikse se kur do të nisë vaksinimi masiv

02/03/2021 - 13:13

Kryeministri Edi Rama teksa u pyet nëse ka një datë konkrete se kur do të nisë vaksinimi në masë me vaksinat anti-covid, tha se nuk mund të hedhë fall dhe të hamendësojë.

Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë tha se është besim plotë që shumë shpejt do të marrim frymë lirisht në kuadër të vaksinimit.

“Nuk e di, ju e keni më gjithë mend apo është për të bërë një pyetje?! Sepse për këtë temë po flasim dhe po flas çdo ditë. Nuk e di se ça me thënë; ‘A ka një datë?!’. Këtu bëhet fjalë për të siguruar një sasi dozash që garantojnë një fushatë masive çdo ditë vaksinimi.

Për sa kohë kjo sasi dozash nuk është në Shqipëri, data që më kërkoni mua është muhabet, hedhim fall. Jam besimplotë se do të kemi shumë shpejt që të marrim frymë krejt lirisht dhe të nisim një vaksinimin intensiv. Që sezonin veror ta kemi më të lehtësuar nga pesha e infektive. Por datë, më vjen keq, por ka diçka që nuk shkon në pyetje tuaj.”, tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kryetari i PAA-së, Agron Duka, ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesit e OSCE/ODHIR në Shqipëri, William Romans, dhe Adela Danaj.

Ambasada amerikane në vendin tonë iu bën thirrje qytetarëve të aplikojnë në Byronë Kombëtare të Hetimeve për hetues.

Projekti i kryeministrit Rama për shndërrimin e portit të Durrësit dhe zonës përreth në marinë konsiderohet nga kandidati demokrat Igli C

Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të diel me një foto nga Aeroporti i Kukësit, i cili do të quhet Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatra

Kandidati për deputet i PD për Durrësin, Ferdinand Xhaferaj është takuar sot me përfaqesues të biznesit të vogël.

Në një takim me të rinjtë e FRESSH Shijak kryetari i bashkisë Elton Arbana është shprehur: Të rinjtë janë e ardhmja!

Kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste për qarkun e Durrësit kanë zhvilluar një takim me profesionistët e rinj të qytetit.

Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar takimet elektorale në Vlorë, ku u shpreh se nuk kërkon asnjë votë për vete.

Nga Vlora, ku po zhvillon një takim me qytetarët, Rama nuk i ka kursyer thumbat për presidentin Ilir Meta dhe kandidatin e PD, Bujar Leks