Kryeministri Edi Rama ndërsa po zhvillonte fushatën e radhës elektorale në Pogradec, ka ironizuar opozitën me “filxhanin”.

Kreu i qeverisë ka nxjerrë një filxhan para elektoratit dhe ka nisur “të lexojë fatin”, duke ironizuar Fahri Balliun dhe djalin e tij, Klevis Balliun.

“Se këtu është zona e Bahri Falliut, edhe doja që tua tregoja me filxhan në dorë, se çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut. I thotë, Faro shof një peshk të madh, në formë F, edhe lek i madh Faro lek i madh, edhe Faro i thotë po kjo K këtu çfarë është? Koran? Joo Faro i thotë, kjo K është Klevisi, edhe i thotë Farua, po ca bën ky ktu? Po më ha lekët mua? Dhe fallxhorja i thotë, jooo, ëëë… t’i ha Faro t’i ha, po shiko këtu si hapet rruga e gjolit dhe ja ku e ke, dhe del një I që është Iliri dhe shikoje si e bën Iliri zjarr, zjarr, gjithë gjoli bëhet tigan dhe Klevisi bëhet Ministër Drejtësie”.