Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të shtunë me një urim për qytetarët shqiptarë që zgjedhin 1 gushtin për të nisur pushimet. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ kreu i qeverisë ka nxjerrë një video nga peizazhet dhe bukuritë që ofron Shqipëria.

Mes të tjerash ai nuk i ka kursyer edhe përgjigjet për ata që e kritikojnë me profile false nga clubet.

MESAZHI I RAMËS

MIRËMËNGJES 
dhe me këto pamje të mrekullueshme, ku puna e shqiptarëve që nuk vrasin kohën duke sharë e duke u ankuar nëpër klube e profile false, ka krijuar falë edhe politikave tona të reja mbështetëse, burime mbresëlënëse fitimi aty ku deri para ca vitesh kishte ferra e braktisje, ju uroj pushime të mbara e shëndet familjarisht, të gjithë shqiptarëve që kanë zgjedhur gushtin si kohën për të shijuar Shqipërinë