Rama: Partnerët, të shqetësuar për kontratat e lobimit të PD

Postuar: 12/03/2018 - 21:32

   Kryeministri Edi Rama është shprehur se partnerët ndërkombëtarë janë të shqetësuar për çështjen e kontratave të lobimit të PD në SHBA. Gjatë një interviste në “Studio e Hapur” në News24, Rama tha se nuk ka bërë akuza, por ka kërkuar që çështja të zbardhet.

“Së pari duhet të bëjmë një dallim të qartë nga pikëpamja e nuancave. Na duhet medoemos të dimë të vërtetën për një histori ku ne nuk themi që ka dorë Kremlini por ne duam të dimë nëse ka dorë apo nuk ka dorë Kremlini. Nga ana tjetër historia është sallatë ruse sepse ka të përfshirë rusë me xhepa të thellë që kanë paguar një operacion financiar në funksion të PD dhe Bashës por edhe sepse nga pikëpamja e ligjit shqiptar ka shkelje nga fillimi deri në fund. Është e pakuptueshme se si një kryetar i një partie nuk mund të japë përgjigje në përputhje me ligjin.

Partnerët e Shqipërisë janë të shqetësuar. Cilët janë shqetësuar? Cilët janë partnerët e Shqipërisë. Ata janë të shqetësuar për këtë çështje. Ne nuk ngremë akuzë të drejtpërdrejtë për financim nga Kremlini për destabilizim në Shqipëri, por ne duhet ta përjashtojmë këtë duke u bindur 100%.

Ne do të investohemi deri në këtë pikë derisa të jemi të bindur për njërën apo për tjetrën. Kjo ka ndodhur në vendin në kufirin tonë verior ku është bërë hataja (Mal i Zi)” – tha Rama.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se koncesionet dhe tenderat korruptivë po zhvasin gjithnjë e më shumë

Në një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama ka uruar ndjekësit për një ditë të mbarë, ndërsa u ka bërë thirrje fermerëve pa pronësi

Pas deklaratës së ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj se nuk do ketë asnjë kosto shtesë për bizneset lidhur me sistemin e

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj i është përgjigjur deklaratës se sotme të Partisë Demokratike lidhur me sistemin e monit

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News24, ku ka folur ndër të tjera

Presidenti i Republikës,  Ilir Meta u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Sesionin e 73-të të Asamblesë së

24 orë pas padisë së depozituar, Partia Demokratike i kërkon organit të akuzës së Tiranës të urdhërojë pezullimin nga detyra të Kryeproku

Teksa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka në një status në Facebook për operacionin në Shkodër shtroi pyetjen a është përgjuar

Kryeministri Rama ka reaguar pas aksionit të madh policor që çoi në pranga 11 persona si pjesë e grupit të rrezikshëm kriminal në Shkodër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi sot se kryeministri Edi Rama është kundër Vettingut në politikë, nismë kjo e iniciua