Pas kthimit nga Londra, kryeministri Edi Rama ka shfrytëzuar një bisedë me banorë të njësisë administrative numër 1 në Tiranë për të folur për situatën politike në vend, përgjimet e Bild si edhe përplasjet në KZAZ.

“Duhet t’i kuptojmë edhe ata janë në hall të madh. Kanë hall të madh”, u shpreh Rama teksa e konsideroi të turpshme gjithë atë që ndodhi një ditë më parë në Shkodër.

Është e gjitha një përpjekje e dëshpëruar s kanë mundësi të bëjnë më shumë se nuk kanë popullin me vete. Është e qëllimshme, për tv bërë foto për të cuar jashtë idenë që ky vend s’meriton të hapen negociatat. Se po të hapen negociatat kanë frikën e drejtësisë, sic ka ndodh me vende të tjera. Se ikën nga zgjedhjet lokale për çfarë e tani çfarë kërkojnë të bëjnë?”, u shpreh Rama, ndërsa nuk la pa komentuar edhe përgjimet e publikuara nga e përditshmja gjermane Bild.

“Edhe merren me përgjime që duhet të ishin hetuar. Edhe nxjerrin përgjime sikur. Edhe ne duhet të flasim në telefon tani edhe të thonë ça po ndodh. Nxjerrja nga konteksti është e rëndë. S’më shqetëson ato pjesë ato biseda i bëj prapë, janë biseda për fushatën komisionerët, ndaj i mundim ata se jemi të organizuar dimë se çfarë bëjmë. Historia aty ishte me këtë Flamur Nokën me ca rrugacë që shkonte godiste njerëz. Po ça t'i bësh, bërtet hajduti kapni hajdutin”, u shpreh Rama.