Rama përmend 3 kryebashkiakët e PD-së që kanë punuar

26/06/2019 - 13:34

Kryeministri Edi Rama ka përmendur me emra tre kryebashkiakët e Partisë Demokratike, që sipas tij, kanë punuar dhe duhet të ishin në zgjedhjet e 30 qershorit.

Gjatë takimit me banorët e Njësisë Administrative Nr. 5 në Tiranë, kreu i qeverisë deklaroi se kryebashkiaku i Tropojës, i Devollit dhe i Përmetit duhet të ishin në garë.

“Kush i nxori këta nga zgjedhjet, ne i nxorëm. Ai Besniku në Tropojë ka punuar. Pse e nxore nga gara jepi përgjigje? Atij të Devollit, jepi përgjigj, atij të Përmetit pse e nxore nga gara. Është e pa imagjinueshme nuk konceptohet dot, shko pra futu në garë. Ata po lënë pa punë edhe presidentin, edhe ai po i bie këmbës ta heqin nga puna”, tha Rama.

Më tej, kryeministri sulmoi dhe opozitën, teksa u shpreh se “PD po e bëjnë nga luan në një lepur vegjetarian”, ndërsa i renditi disa nga punët që duhet të bëjë sa më shpejt kandidati socialist për Tiranën, Erion Veliaj.

“Shiko, Kopsht Zoologjik, Teatrin e ri të Kukullave për fëmijë duhet t’i bësh. Piramida është duke u bërë”, theksoi kryeministri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Deputeti i opozitës së re, Ralf Gjoni e ka quajtur pazar të turpshëm marrrëveshjen e mbrëmshme të Reformës Zgjedhore dhe paralajmëron se

Kryeministri Edi Rama e ka mbyllur këtë të premte me një foto mahnitëse nga Gjiri i Kakomesë në Sarandë.

Parku "Rinia" në Tiranë i cili u përmbyt sot nga shiu, 6 ditë nga inaugurimi i tij, është konsideruar sot nga kreu i FRPD, Belind Këlliçi

Këto pamje të filmuara me dron vijnë nga vendgrumbullimi i plehrave tek ish-miniera në Manëz, buzë rruge në një zonë të pyllëzuar.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka zbuluar detaje nga zhvendoja e negociatave të Këshillit Politik për disa ditë nga Pallati i Kongresev

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Rama pasi ky i fundit tha se humbja e 2017 për ta nuk isht

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas zërave kritikë ndaj Partisë Demokratike për marrëveshjen zgjedhore.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar sot një prej familjeve më të vjetra në Tiranë, Petrela.

Anëtar i tryezës së Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka sqaruar aplikimin e votës së emigrantëve, e cila është p

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në disa bizneseve në Tiranë duke diskutuar nga afër për shqetësimet e tregtarëve.