Kryeministri Edi Rama vazhdon me traditën e përshëndetjes së mëngjesit me video që promovojnë turizmin në Shqipëri.  Kësaj here ai ka sjellë në fokus përjetimet e një turisti holandez.

Kreu i qeverisë shqiptare ka uruar ndjekësit e tij në ‘Facebook’ me rrëfimin e turistit, i cili ka zgjedhur të kalonte edhe këtë vit pushimet verore në Shqipëri.

 “MIRËMËNGJES 

dhe me këtë rrëfim për Shqipërinë nga një turist i rikthyer hollandez, ju uroj një ditë të mbarë”, citohet në mesazhin e Ramës.

Por kaq ka mjaftuar që komentuesit t’i ‘sulen’ kryeministrit, ndërsa i sugjerojnë që të pyesë shqiptarët njëherë për turizmin. Mes komenteve spikat ai i një qytetari, i cili i kujton Ramës çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës, ndërsa thekson se kryeministri duhet të reagojë dhe të bëjë diçka për të. “Po leje furcat qe te bejne ty po shif e bej naj gje per BALLIST MORINEN se eshte turp qe shteti yne nuk mund te. mbroje nje shtetas te vetin”, citohet në komentin e qytetarit.