*Katrahura hajdutërore që ka krijuar kjo qeveri, si vijim i ish-pushtet-sundimeve të para vitit 2013; duhet të na zgjojnë e alarmojnë ne si popull, sepse po na lënë “kolateral” tek të huajt, dhe ç‘është më e keqja tek ato jo perëndimorë. Në këto kushte kërkohet ndërhyrje urgjente dhe e ultimative prej SHBA-BE, mbasi 90% e sektorëve të ekonomisë dhe 100% e shërbimeve strategjike të sigurisë kombëtare e partneriale me NATO; janë dhuruar, dhënë me qira 30-99 vjeçare e janë shitur tek mafia serbe, turke, ruse.

Shqipëria e këtyre 28 viteve, por më tmerr e këtyre 6 viteve, ka qenë e vazhdon të jetë, super-parajsa e shfrenuar financiare-pasurore e politikanëve në pushtet; e miqve të tyre në Rajon e Azi; e bizneseve fantazmë offshore dhe oligarkëve e grupeve kriminale, të maskuar me logo amerikane (Ulaj-Abi BANK-Intesa San Paolo); të cilët po plaçkisin vendin tonë; ndërsa ne populli, kemi vetëm indiferencën për t’i lejuar dhe “sëmundjen” për t’i duruar.

Shqipëria nuk është shtet sovran, por është KOLONI EKONOMIKE, futur në duart e trusteve private presidenciale, princërore e kryeministrore, të vendeve jo perëndimore, bashkë me ta edhe të bandave politike në rajonin Serbi, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Bosnjë.

Me ta, kryeministri Edi Rama, po bën transaksione me pasuritë e interesat kombëtare, madje edhe me kufijtë etnik e shtetëror; ndaj themi, se nuk jemi shtet i pavarur; sepse ushqimin, minierat, naftën, portet, telekomunikacionin, doganat, serverët e tatimeve, aeroportet, bankat e gjithçka strategjike, që kanë lidhje me sigurinë dhe vetë-vendosjen kombëtare, nuk i kanë shqiptarët, por të huajt anti-shqiptarë.

Kush ia jep të drejtën, një batakçiu me “Projekt anti-konbëtar” të quajtur Edi Rama; që maskuar pas pozicionit kryeministër, pa pyetur askënd, por vetëm sekseret “drejtore e ministresha të shtratit”, të sajojë, vendos e firmos shitjen, apo faljen e ekonominë kombëtare?

Me mandat kushtetues, Edi Rama quhet “Kryeministër”, vetë-prezantuar me program partnerial Shqiptaro-Euro-Atlantik dhe konsiderohet, si i votuar për ta integruar vendin në BE”, por praktikisht, ai po e çon Shqipërinë në… djall; duke vlerësuar e njuhur si Europë e SHBA jo këta dy partnerë stratgjik; por vetëm Erdoganin, Putinin, Vuçiçin, Gruevskin, Thaçin, Orbanin e deri prijësit e fiseve “Zulu” të Afrikës.

Referuar pazareve dhe shitjes së ekonomisë strategjike në këto 6 vite; Edi Rama nuk mund të quhet “kryeministër”, por një kryebandit; caktuar e mbajtur në atë detyrë, prej super-grupeve mafioze vendase e të huaja; për ta trajtuar Shqipërinë si “Ndërmarrje në likujdim”; mision të cilin po e realizon me sukses, duke i bërë 0 (zero) llogaritë dhe pasuritë e vendit; por fakteqësisht edhe duke lënë mbrapa, një “gropë të zezë e të thellë” borxhesh.

Ja përse duhet të alarmohemi e ngrihemi ne shqiptarët, për të ndalur fundin e pa riparueshëm:

  1. Kryeministri dhe banda e tij partiake-qeveritare, ka çuar borxhin e jashtëm në masën 86%.

  2. U ka lënë borxh shqiptarëve për 30-50 vite pasardhës, detyrim që do shlyhet nëpërmjet mos realizimit të investimeve jetike; taksave në shtim e rritje dhe uljes së nivelit të mirëqenies.

  3. Ka shitur e dhënë me qira për 20-99 vjet, afro 90% të pasurive e shërbimeve shtetërore, që do të thotë, se këto pasuri i kanë dhe do t’i kenë në dorë vetëm 10-20 persona; që do zhvatin shqiptarët e shtetin edhe për afro 1 shekull, me tarifa e çmime të larta.

“Akrepi Mavi” Edi Rama, është i vetmi kryeministër qysh prej vitit 1912, i cili po sillet si “pronar” i vendit; duke bërë pazare personale, që kanë zhdukur e po zhdukin bazën ekonomike pasurore e pronësore të Shqipërisë.

Është krim anti-kombëtar, që Rama vazhdon e kryen me vendime e ligje anti-kushtetuese anti-kombëtare, të votuara në turmë, nga një bandë deputetësh langaraqë kolltuqesh e përfitimesh; të cilët i thonë “amin”, çdo PPP-je, kontrate qiraje 30-99 vjeçare, shitje të përhershme me “5 cent” dhe, koncesioneve që nuk japin, por zhvatin miliona euro nga shqiptarët dhe ekonomia kombëtare.

Marrë nga "Pamfleti"