Rama: Po konsiderojmë lehtësimin e masave pas 12 ditëve të ardhshme

01/04/2020 - 15:17

Në një intervistë për Euronews Albania kryeministri shqiptar Edi Rama tha se nëse trendi aktual vazhdon, qeveria do të marrë në konsideratë lehtësimin e masave që kufizojnë lëvizjen, por vetëm pasi të shihet se çfarë do të ndodhë në 10-12 ditët e ardhshme.

“Nëse ne nuk do të kishim marrë këto masa, sot do të ishim në kushtet kur s’do të kishim më vend në spital për ata që do të kishin nevojë për të marrë frymë. Numri i të vdekurve mund të ishte 30-fish. Prej këtyre masave jemi në një kurbë mjaft të butë dhe në një situatë absolutisht në kontroll në sistemin tonë shëndetësor,” deklaroi Rama.

Kryeministri shtoi se qeveria ishte e vetëdijshme për pasojat negative që masat kanë sjellë në jetën e përditshme dhe ekonomi, por i konsideroi ato sakrifica të nevojshme ndaj kësaj lufte.

"Jam i bindur se nëse ne do të vazhdojmë kështu, ne do t'ia dalim më shpejt se shumë të tjerë. Ndërkohë kemi edhe planin e lehtësimit. Pasi të kemi parë si do të eci kjo javë dhe java tjetër, apo më saktë 10-12 ditëshi i ardhshëm, mund të mendojmë edhe për ndonjë masë lehtësuese."

Kreu i qeverisë u shpreh gjithashtu optimist se nëse vazhdon rezistenca për të dalë gjallë nga coronavirusi, atëherë me siguri që do të jemi të gjithë të lehtësuar dhe krenar për luftën që po bëjmë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edhe pse ka kaluar mbi një javë nga shembja e Teatrit Kombëtar, sërish vijojnë reagimet nga politika.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, jep lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të ish-kryetarit të PD në Mirditë, Preng Toma.

Kryeministri Edi Rama e nis këtë të hënë me një lajm të mirë nga Tamara e Malësisë së Madhe, teksa thekson se po përfundon fabrika e re a

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur qëndrimin e Europa Nostra në letrën dërguar Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, një javë pas shembjes

Në një komunikim në Facebook, kryeministri Edi Rama njoftoi masat e reja duke nisur nga data 1 qershor.

Pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, Niko Faber ka reaguar edhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar me një mesazh ngushëllimi pas ndarjes nga jeta të ish-deputetit socialist, N

Ndahet nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Niko Faber.

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka akuzuar kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj se ka hequr provat e krimit që qëndr

Presidenti Ilir Meta teksa ka shpërndarë urimin e Kardinal Ernest Simoni Troshani me rastin e Fiter Bajramit, theksoi se harmonia ndërfet