Kryeministri Edi Rama ia ka uruar shqiptarëve mëngjesin e sotëm me mbresat e një piloti spanjoll për vendin tonë.

Në videon e postuar në Facebook, piloti Nacho Madrigal thotë se është i impresionuar nga kalaja dhe pazari i Krujës.

 Mirëmëngjes dhe ju uroj një ditë të mbarë me mbresat e këtij piloti spanjoll që ka zgjedhur Shqipërinë për pushime të gjata me familjen e tij,” shkruan Rama.

Por ndërsa kreu i qeverisë promovon turizmin, komnetuesit I rendisin një sërë problematikash.

“Ngele tu postu per turizmin. Ne qe jetojme me keto rroga i shohim nga interneti. Pse nuk poston per te papunet apo te rinjte qe e gjejne shpetimin tek emigracioni. Apo per dritat qe ikin ?’,” shkruan komentuesi.

"Z. Kryeminister mirmengjes, doja thjesht tu keshilloja te lajmeronit kete pilotin spanjoll te mos te kaloj nga durresi per te bere foto ne kallm se detit i ka dale pronari",- shkruan një tjetër.