Prej ditësh debati politik është fokusuar tek inceneratorët, ku njëri ndër më të përfolurit është ai i Sharrës.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur që t’i përgjigjet sulmeve të opozitës me një video të postuar në profilin e tij në Facebook. Në videon e postuar këtë mëngjes nga Rama, tregohet Sharra gjatë qeverisjes së opozitës dhe ndryshimi që ka marrë sot.

Videon e postuar Rama e shoqëron me shkrimin: Me Sharrën dje, sot dhe së afërmi, si një pasqyrë e qeverive që kishim me Saliun, Lulin, Ilirin e Monikën, e qeverisjes që kemi sot me Partinë Socialiste dhe e Shqipërisë që duam nesër për fëmijët tanë.