Nga foltorja e Parlamentit kryeministri Edi Rama tregoi të gjitha arsyet se pse ai nuk mund të pranonte shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Duke e vendosur veten në një situatë, që e quajti absurde, Rama bëri këtë skenar:

“Sikur zgjedhjet të shtyhen edhe në pafundësi do të isha ngushtësisht i interesuar, për mua personalisht, për rehatinë dhe karrigen time, por edhe për qeverinë tonë mund të isha i pari që hidhesha përpjetë nga guximi që Presidenti lëshoi një re kaq të madhe nga pantallonat mbi datën e zgjedhjeve. Laja duart e thosha: Bravo zoti President e punë e madhe se nisëm fushatën me firmën tuja. Firma juaj na e hoqi dhimbjen e kokës e i bëjmë zgjedhjet kur të doni. Ose e kundërta ia lija fajin Ilirit e thosha jazëk të qoftë Zoti President! Ngrija duart para popullit e dilja burrë i urtë dhe i pafajshëm në këtë lojë politike. Sikur të isha siç dal tek filxhani i fallxhores, shpëtoja edhe unë bashkë me PS nga zgjedhje të tilla të mëtejshme, se me këtë budallallëk thoshim nuk duam zgjedhje vendore e as të përgjithshe se kemi informacione të sigurta për një sulm bërthamor që i kanoset Shqipërisë…Mirëpo shtetet demokratike kanë kushtetuta dhe ligje, funksionojnë me parimin e barazisë së të gjithëve para ligjit. Këto aventura mendore nuk mund t’i imponohen një populli të tërë. Sot ngrihet një grup, nesër një tjetër e ky vit i mbrapsht kadarejan vazhdonte kështu”, tha Rama.