Kryeministri Edi Rama ka prezantuar aplikacionin "Stop informalitetit", i vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptarë nga qeveria, në kuadër të luftën ndaj informalitetit.

Rama fton të gjithë shqiptarët përmes një postimi në Facebook, të  shkarkojnë aplikacionin në celularët e tyre duke garantuar ruajtjen e konfidencialitetit, ndërsa përsërit se do ketë zero tëlerancë ndaj abuzuesve.

POSTIMI I PLOTË

SUPER START

59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin. Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor

Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet

Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar

#ZeroTolerancë ndaj abuzuesve