Teksa ka udhëtuar nga një qytet në tjetrin për turin e tij të llogaridhënies, kryeministri Edi Rama është përballur me protesta të të rinjve demokratë.

Kështu ka ndodhur edhe sot teksa Rama udhëtonte drejt Sarandës.

Mësohet se protestuesit nga PD dhe FRPD-ja e Sarandës dhe Delvinës e kanë pritur të parin e qeverisë tek ura e Gajdarit.

Ata mbanin pankarta dhe thërrisnin kundër qeverisë ndërsa raportohet të kenë qëlluar në drejtim të makinës së tij edhe me midhje.