Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur kreut të opozitës, Lulzim Basha., i cili nga Durrësi i bëri thirrje kreut të qeverisë të merrte dhe të zbatonte planin e bërë publik prej tij për menaxhimin e pandemisë.

Në një postim në rrjete sociale, Rama shkruan se plani i Bashës është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë.

“Programi i Lulit është një tramvaj me shalqi që nuk piqen kurrë, me Ilirin makinist, Monikën fatorino, Saliun shkarkues gazrash dhe vetë Lulin pasagjer VIP”, shkruan Rama.