Pas postimit për dialogun e të hënës për Universitetin, kryeministri ka dalë në një dalje në ERTV, iu bëri thirrje studentëve protestues që ata duhet të arrijnë një strategji të përbashkët student-qeveri.

Sipas kreut të qeverisë, kjo do t’i hapte rrugën përmirësimit dhe zgjidhjeve të probleme të arsimit të lartë.

“Problemet e arsimit të lartë nuk janë të reja dhe të panjohura. Nevoja për më shumë financim, kushte sociale në tërësi është e ditur. Dua ta them qartë se: as ulja e tarifave, as problemet e tjera, nuk adresojnë sëmundjet, por thjesht simptomat e saj. Duhet të bëjmë shumë më shumë akoma. Unë nuk dua që ata të shpërndahen me një fitore prej lëmshi.

Kjo e imja nuk është taktikë, por një bindje se pikërisht tani duhet hartuar një strategji studentët-qeveri, por edhe me ata pedagogë, që duhet të dalin nga rrethi vicioz. Studentët pa qeverinë dhe anasjelltas nuk bëjnë asgjë.

Të kuptohemi mirë, studentët dhe forcat e shëndetshme akademike nuk janë pa mëkate. As qeveria nuk është pa kusure, mua as nuk më shkon mendjen se qeveria duhet ta lë pas këtë duke kaluar lumin me uljen e tarifave e pastaj për ti bëjë naftën kalit. Të rrimë shtrembër sa të duam, por të flasim drejt.

Për mua që ta dini se është e lehtë të kërkoj në qeveri një manovër taktike, por për hirë të vërtetës që studentët duhet të flasin përmes një përfaqësie, kjo është pak e çuditshme që s'po ndodh. Adresimi i disa kërkesave financiare-logjistike nuk do të luante ujin e ndenjur,” tha Rama.